Mbi 2100 aplikime elektronike kanë mbërritur deri më sot në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga studentë nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë të studimeve deridiplomike dhe nga absolventë për akomodim në ndonjë nga konviktet e studentëve në shtet në vitin shkollor 2024/2025.
Konkursi ishte hapur më 15 korrik dhe skadon nesër në mesnatë.
Për ata që do të regjistrohen në vitin e parë të studimeve, aplikimi do të jetë prej 10 deri 17 shtator 2024.
MASH pret që nesër të mbërrijnë një numër i madh aplikimesh, ndoshta rreth 500, duke pasur parasysh përvojat e viteve të kaluara që pritet dita e fundit për aplikime. Ata besojnë se do të ketë shtretër për kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs, sipas të cilit janë gjithsej 3269 vende në dispozicion për studentë nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë të studimeve dhe për absolventë në të gjitha konviktet në vend.
Përveç tyre, me konkursin janë paraparë edhe 1034 vende për studentë të vitit të parë, për të cilët konkursi do të jetë në shtator, gjegjësisht për të gjithë studentët bashkë në dispozicion janë gjithsej 4303 shtretër në 11 konvikte të studentëve në Shkup, Manastir, Ohër, Prilep, Shtip dhe Tetovë.
Këtë vit akademik nuk do të ketë pranim të studentëve në konviktet “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski-Pitu” në Shkup sepse në pranverë filloi rindërtimi i paralajmëruar. Sipas planit, gradualisht duhet të përfshijë nëntë konvikte shtetërore studentore dhe sipas kontratës me kontraktorin, rikonstruksioni i këtyre dy konvikteve duhet të përfundojë për një vit e gjysmë.
Nga MASH bëjnë të ditur se nëse interesimi dhe numri i aplikimeve e tejkalon kapacitetin e disponueshëm akomodues, të studentëve të interesuar të cilët do të paraqiten në konkurs do tu ofrohet akomodim në konviktin e studentëve “Tome Stefanovski – Seniq”, ku gjithsej janë planifikuar 370 vende.
“Gjithashtu, në dispozicion janë edhe një pjesë e konvikteve të nxënësve të cilët nuk u përmbushën plotësisht gjatë viteve të kaluara shkollore”, thonë nga MASH.
The post MASH: Deri më tani kanë mbërritur mbi 2100 aplikime për akomodimin e studentëve në konvikte, konkursi përfundon nesër appeared first on Telegrafi.