Takimi nuk është planifikuar, por nuk përjashtohet që kryeministri në margjinat e samitit të NATO-s të ketë takime dypalëshe, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakis, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentit të AIM-së nga Athina për një takim të mundshëm në mes kryeministrave, Hristijan Mickoski dhe Kyriakos Mitsotakis, në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington.

Lexo po ashtu
Mickoski për takimin me Mitsotakis: Shpresoj që ta ruajmë dinjitetin

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jo, nuk është planifikuar asnjë takim, por nuk përjashtohet që kryeministri të ketë disa takime dypalëshe në kuadër të aktiviteteve dhe në margjinat e Samitit të NATO-s. Por nuk ka asgjë të planifikuar”, përgjigjet Marinakis në pyetjen e AIM-së.

Sipas programeve zyrtare të dy kryeministrave, edhe Mickoski edhe Mitsotakis, përveç Samitit të NATO-s dhe aktiviteteve të planifikuara në margjina, do të marrin pjesë edhe në darkën në Shtëpinë e Bardhë të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden.

Në konferencën e rregullt të sotme me gazetarët, lidhur me vendin tonë, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Marinakis tha se kryeministri grek në Samitin e NATO-s “do të ngrejë në nivelin më të lartë” respektimin e Marrëveshjes së Prespës, diçka që vetë Mitsotakis e ka bërë të ditur në intervistat dhe deklaratat e tij në periudhën e kaluar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Marinakis: Nuk ka takim të planifikuar në mes Mitsotakis dhe Mickoskit appeared first on Telegrafi.