Mariçiq: Zaev javën e ardhshme do të shkojë në Bruksel

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në emisionin “Objektiv” në Radio Televizionin e Maqedonisë tha se kryeministri javën e ardhshme do të shkojë për vizitë pune në Bruksel.

Ai shtoi se kryeministri javën e ardhshme do të takohet me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe do të bisedohet për kontestin me Bullgarinë.

“Me Bullgarinë duhet të gjendet zgjidhje për të debllokuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE, ndërsa kjo zgjidhje nuk duhet të prekë identitetin maqedonas”, tha Mariçiq.

Mariçiq mes tjerash përmendi se raportet e Komisioni Evropian, Departamentit Shtetëror si dhe “Freedom House” dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare, tregojnë se reformat në gjyqësi më në fund po japin rezultate sa i përket sundimit të së drejtës./Telegrafi/

Advertisement

The post Mariçiq: Zaev javën e ardhshme do të shkojë në Bruksel appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy