Ministri i Drejtësisë Boja Mariçiq, në fjalimin e tij në Konferencën “Rruga e viktimave nga veprat e rënda penale në drejtësi”, tha se me ligjin e ri të cilin qeveria e ka miratuar para disa javëve, viktimat e veprave penale në të ardhmen do të marrin mbrojtje më të madhe juridike.

“Qasja në drejtësi, gjegjësisht informimi dhe mundësia për gjykim të drejtë të veprave të rënda penale, kohëzgjatja e procedurave, dëshmitë që duhet të sigurohen, lloji i vendimit, dhe sidomos lloji i dënimit të dhunuesve, janë indikatorët për reagim në shoqëri”.

“Me përgatitjen e Ligjit për kompensim të viktimave nga veprat e rënda penale, për herë të parë vendosen të drejta ligjore për viktimat e këtyre veprave të rënda”, tha ministri Mariçiq.

Sipas tij, qëllimi i miratimit të këtij ligji është të sigurohet kompensim financiar për viktimat e veprave të rënda penale, por edhe të parandalohet viktimizimi sekondar, si vuajtje shtesë që viktimat mund ta kenë në procedura para institucioneve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mariçiq: Viktimat e veprave penale do të marrin ndihmë financiare nga shteti appeared first on Telegrafi.