Mariçiq: Tre kryetarë komunash nga OBRM-PDUKM po bllokojnë projektet e financuara nga BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot nga foltorja e Kuvendit njoftoi se kryetarët e OBRM-PDUKM-së po i bllokojnë projektet e financuara nga BE-ja për të bërë menaxhimin më efikas dhe më të mirë të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Më saktësisht, bëhet fjalë për komunat Lozovën, Shën Nikollën dhe Manastirin. Bëhet fjalë për investime mbi 49 milionë euro. Delegacioni i BE-së tashmë ka ofruar dërgimin e delegacioneve nga këto komuna në Austri dhe Slloveni për të parë se si funksionojnë të njëjtat fabrika.

Prandaj është hipokrite të kritikosh opozitën në Kuvend dhe ku ata kanë fuqi të bllokojnë projektet evropiane, kjo është shumë e qartë për qytetarët.

Ata paraqesin lajme të rreme se mjedisi do të ndotet”, tha Mariçiq./Telegrafi/

Advertisement

The post Mariçiq: Tre kryetarë komunash nga OBRM-PDUKM po bllokojnë projektet e financuara nga BE appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy