Mariçiq – Tiganj: Kroacia ndihmë për bisedimet me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përforcim i bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë në sferën e gjyqësorit ishte tema kryesore në takimin e sotëm të ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq me ambasadoren kroate Nives Tiganj.

Ministria e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ekipi i bisedimeve për fillimin e bisedimeve me BE-në do të marrë ndihmë kroate për ndërtimin e kapaciteteve për udhëheqjen e bisedimeve në pjesën e Kapitullit 23: Gjyqësor dhe të Drejta Themelore, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Ministri Mariçiq u falënderua për mbështetjen miqësore nga Republika e Kroacisë në rrugën e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se përvoja kroate në procesin e integrimeve evropiane do të jetë shumë e rëndësishme dhe në interes të bisedimeve me BE-në.

The post Mariçiq – Tiganj: Kroacia ndihmë për bisedimet me BE-në appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy