Mariçiq: Stevo Pendarovski është kandidati me shanset më të mira për të fituar dhe udhëhequr vendin në drejtim të integrimeve evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në këtë moment është përgjegjëse të zgjidhet presidenti për të pasur një institucion të qëndrueshëm që do të garantojë rrugën e shtetit në drejtimin e duhur. Do të ishte përgjegjëse që në rrethin e dytë të përkrahet kandidati që ka shanset më të mira për të fituar dhe udhëhequr vendin në drejtim të integrimeve evropiane, e ai është Stevo Pendarovski”, tha zv. kryeministri, Bojan Mariçiq në “Telma”.

Ai theksoi se në ditën e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe në ditën e zgjedhjeve parlamentare, më 8 maj, do të takohen interesat e të gjitha forcave dhe partive pro-evropiane dhe pas asaj dite do të jetë një president i zgjedhur nga forcat pro-evropiane dhe një shumicë për qeverinë që do të vazhdojë rrugën në atë drejtim.

“Ideja anti-evropiane është humbëse dhe na çon në një tunel nga i cili nuk do të dalim për 15 vjet të tjera. Iluzionet e OBRM-PDUKM-së se mund të rishikojmë në mënyrë të njëanshme diçka që e ka verifikuar e gjithë bota nuk do të sjellë asgjë pozitive. Prandaj jam i sigurt se edhe në këto zgjedhje koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja do të jetë i suksesshëm dhe do të jetë shtyllë e qeverisë së ardhshme”, tha Mariçiq.

Mariçiq shtoi se LSDM ka plan dhe synim të qartë që deri në vitin 2030 ta sjellë Maqedoninë në BE./Telegrafi/

Advertisement

The post Mariçiq: Stevo Pendarovski është kandidati me shanset më të mira për të fituar dhe udhëhequr vendin në drejtim të integrimeve evropiane appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy