Mariçiq: Shpresoj që presidenca franceze të ndryshojë dinamikën në afrimin e Ballkanit Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shpresoj që presidenca franceze të ndryshojë dinamikën në afrimin e Ballkanit Perëndimor, duke u nisur nga shembulli ynë. Do të jetë një sinjal i madh për ne, por edhe për të gjithë rajonin, si dhe për rikthimin e besimit dhe besueshmërisë së BE-së, tha zv. kryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq në tryezën e sotme të rrumbullakët “Aderimi i Ballkanit Perëndimor në BE: një tregim i gjatë (i papërfunduar) Qëndrueshmëria e kursit të politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut”.

Mariçiq theksoi se vendi ka vite që është në proces dhe sidomos pesë vitet e fundit ka treguar një qasje të ndershme dhe të hapur në zbatimin e reformave, veçanërisht në fushat kyçe.

Raportet evropiane, tha ai, konfirmojnë pa mëdyshje se jemi të suksesshëm dhe ecim përpara.

“E realizuam një nga synimet tona strategjike, u bëmë anëtare e NATO-s. Tani është koha për të filluar bisedimet e anëtarësimit me BE”, tha ai, duke shtuar se reformat po vazhdonin dhe qëllimi ishte “ta sjellë” Evropën në shtëpi./Telegrafi/

Advertisement

The post Mariçiq: Shpresoj që presidenca franceze të ndryshojë dinamikën në afrimin e Ballkanit Perëndimor appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy