Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka takuar sot ambasadorin e Japonisë, Hironori Savada, ku rikonfirmoi mbështetjen e Japonisë për Maqedoninë e Veriut përmes donacioneve në disa nga sektorët më të rëndësishëm për rrugën evropiane të vendit, si dhe mbështetjen për Qeverinë në përmirësimin e jetës së qytetarëve sipas standardeve të vendeve të zhvilluara.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh, për realizimin e suksesshëm të projekteve nga grantet japoneze, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit me marrëdhënie të reja biznesi dhe investimesh.

Z. kryeministri për Çështjet Evropiane, Mariçiq, falënderoi ambasadorin Savada për mbështetjen e deritanishme në kuadër të Ndihmës Zyrtare për Zhvillim Japonez (ODA) dhe theksoi se ka gjithmonë hapësirë ​​për thellimin e bashkëpunimit.

“Në kohë të pandemisë, reformave paralele në vend, financimi i projekteve zhvillimore për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social është thelbësor për vendin dhe integrimin evropian”, tha Mariçiq./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mariçiq – Savada: Donacionet japoneze janë të rëndësishme për afrimin e vendit drejt BE-së appeared first on Telegrafi.