Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka takuar sot ambasadorin e Japonisë, Hironori Savada, ku rikonfirmoi mbështetjen e Japonisë për Maqedoninë e Veriut përmes donacioneve në disa nga sektorët më të rëndësishëm për rrugën evropiane të vendit, si dhe mbështetjen për Qeverinë në përmirësimin e jetës së qytetarëve sipas standardeve të vendeve të zhvilluara.
Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh, për realizimin e suksesshëm të projekteve nga grantet japoneze, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit me marrëdhënie të reja biznesi dhe investimesh.
Z. kryeministri për Çështjet Evropiane, Mariçiq, falënderoi ambasadorin Savada për mbështetjen e deritanishme në kuadër të Ndihmës Zyrtare për Zhvillim Japonez (ODA) dhe theksoi se ka gjithmonë hapësirë për thellimin e bashkëpunimit.
“Në kohë të pandemisë, reformave paralele në vend, financimi i projekteve zhvillimore për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social është thelbësor për vendin dhe integrimin evropian”, tha Mariçiq./Telegrafi/
The post Mariçiq – Savada: Donacionet japoneze janë të rëndësishme për afrimin e vendit drejt BE-së appeared first on Telegrafi.