Mariçiq: Ruajtja e shumicës parlamentare është vullneti i partnerëve të koalicionit, javën e ardhshme do të dalim me plan konkret

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në pyetje të gazetarëve th se konsultimet dhe takimet me partnerët e koalicionit janë në vijim dhe se sot do të ketë disa takim, ndërsa nga java e ardhshme, siç tha ministri Mariçiq, do të dalim me plan konkret.

Ai thotë se prioritet është ruajtja e shumicës parlamentare dhe se kjo është vullnet i partnerëve të koalicionit.

“Për ne është prioritet të ruhet shumica parlamentare për shkak se kjo është edhe vullneti i të gjithë partnerëve të koalicioni dhe natyrisht do ta gjejmë formulën se si do të vazhdojë funksionimi qeveria për shkak se ka disponim, ka vendim që të vazhdohet dhe të mos ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare”, tha Mariçiq.

Në lidhje nëse ai do të jetë mandatari i ri në Qeveri, ministri e vlerësoi këtë si spekulim.

Advertisement

“Është spekulim i pastër, nuk kam biseduar, as më ka pyetur dikush dhe e vlerësoj si spekulim”, tha Mariçiq./Telegrafi/

The post Mariçiq: Ruajtja e shumicës parlamentare është vullneti i partnerëve të koalicionit, javën e ardhshme do të dalim me plan konkret appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy