Mariçiq: Regjistrimi në shtator do të zbatohet sipas standardeve më të larta statistikore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq tha se regjistrimi në shtator do të zbatohet sipas standardeve më të larta statistikore.

Ministri theksoi se ka vullnet politik dhe disponim te qytetarët që në shtator të mbahet regjistrimi. Ai thotë se shteti ka ligj dhe metodologji moderne që garantojnë se numërimi i popullatës do të jetë sipas standardeve më të larta statistikore.

“Konsiderojmë se ky proces që duhet ta zbatojmë sivjet, për shkak se është i domosdoshëm për shteti që të krijojë politika më të mira për qytetarë tanë. Planifikojmë të fillojmë më 5 shtator dhe të përfundojmë më 30 shtator. Jam i bindur se kjo do të ndodhë. Jam i bindur për shkak se ka vullnet të fuqishëm politik edhe nga Qeveria edhe nga të gjitha partitë politike, por edhe mes qytetarëve ka një kuptim se kjo është një gjë e domosdoshme dhe se duhet ta zbatojmë”, tha Mariçiq.

Ai nuk sheh arsye se pse regjistrimi të anulohet.

Advertisement

“Mendoj se mund t’i mbajmë zgjedhjet menjëherë pas regjistrimit. Qëllimi i Qeverisë është që të përfundojë me këtë regjistrim dhe të fillohet fushata për zgjedhjet lokale”, tha mes tjerash Mariçiq./Telegrafi/

The post Mariçiq: Regjistrimi në shtator do të zbatohet sipas standardeve më të larta statistikore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy