Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, ka paralajmëruar se deri në fund të vitit do të sillet ligj për regjistrimin e popullsisë.

Ai tha se ligji do të pësojë ndryshime në krahasim me ligjin paraprak, i cili hyri në procedurë kuvendare, ndërsa parashihet që regjistrimi të mbahet në prill të vitit 2021, një vit para zgjedhjeve lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi përcaktim të fuqishëm dhe marrëveshje në koalicion për zbatimin e regjistrimit në vitin e ardhshëm. Kjo në fakt është edhe pjesë e marrëveshjes në mes partnerëve të koalicionit. Ligji u miratua në Kuvend para zgjedhjeve, ndërsa do të ketë ndryshime në afatet”, tha Mariçiq.

Ai u shpreh i bindur se deri në fund të vitit do të miratohet ligji, në mënyrë që në prill të vitit 2021 të zbatohet regjistrimi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mariçiq: Regjistrimi i popullsisë në prill të vitit 2021, deri në fund të vitit do të miratohet ligji appeared first on Telegrafi.