Mariçiq: Proaktiviteti në dialog me Bullgarinë mund të japë rezultate

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane dhe Sekretari për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Bojan Mariçiq, sot ishte pjesë e delegacionit të partisë së LSDM-së, të përbërë nga zëvendëspresidentja Sanja Lukarevska dhe sekretari i përgjithshëm Mile Zeçeviq, të cilët takuan Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Teodora Gençovska.

“Ne kemi një bazë të mirë për të debatuar çështje të hapura me Bullgarinë. Të dyja palët kanë vullnet të mirë për të arritur një rezultat. Kjo është arsye e mjaftueshme për të besuar se proaktiviteti në dialog mund të sjellë sukses dhe marrëveshje, që në thelb do të thotë se interesat e të dyja palëve janë të siguruara dhe të mbrojtura”, shkruan Mariçiq në Facebook.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve, procesin e integrimit evropian, si dhe situatën në rajon, duke theksuar rëndësinë e progresit në procesin tonë të integrimit evropian, i cili është i rëndësishëm për Bullgarinë për shkak të momentit të ri gjeopolitik që po ndodh në Evropë./Telegrafi/

The post Mariçiq: Proaktiviteti në dialog me Bullgarinë mund të japë rezultate appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy