Mariçiq: Po paguajmë shtrenjtë demagogët e OBRM-PDUKM-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ne nuk duam të pretendojmë se po e sjellim vendin në BE, por me të vërtetë duam ta futim në BE, tha zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

“Do të ketë një valë të re të zgjerimit të BE-së dhe ne duam të jemi pjesë e atyre vendeve në një paketë, e jo të presim me vendet që kanë dobësi serioze sistemike”, tha Mariçiq për “Kanal5”.

Ai shtoi se populli po i paguan shtrenjtë, siç thotë ai, demagogët dhe deliret e OBRM-PDUKM-së, ndër to edhe akuzat për bullgarizim.

“Nuk duhet të ketë asnjë problem me vendosjen e popullit maqedonas si konstituiv dhe komunitetit bullgar si komunitet. Tashmë kemi shtatë komunitete në Kushtetutë. A e kërcënon kjo identitetin maqedonas? Nuk mendoj se është i rrezikuar”, tha Mariçiq./Telegrafi/

Advertisement

The post Mariçiq: Po paguajmë shtrenjtë demagogët e OBRM-PDUKM-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy