Bojan Mariçiq, Ministri i Drejtësisë, njoftoi se faza e parë e regjistrimit të popullsisë do të fillojë për më pak se një javë. Nga 1 marsi deri më 15 mars, dy javë para fillimit zyrtar të regjistrimit, sipas ligjit, ës pari do të numërohen ushtarët dhe njerëzit pa dokumente personale dhe shëndetësore.

“Enti Shtetëror i Statistikave na informoi këtë mëngjes se përgatitjet për regjistrimin po shkojnë mirë. Për më pak se një javë, fillon faza e parë e regjistrimit.

Ajo që është shumë e rëndësishme është që Eurostat ka konfirmuar drejtpërdrejt se Ligji i Regjistrimit dhe metodologjia janë në përputhje me legjislacionin e BE-së, domethënë standardet më të larta për kryerjen e një operacioni të tillë statistikor”, shkruan Ministri në Facebook.

Pas kësaj, ai beson se të gjitha përpjekjet shkatërruese për të sabotuar regjistrimin duhet të ndalen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne duhet të bashkohemi dhe më në fund të fillojmë të punojmë së bashku për të mirën e vendit. Nxis të gjithë aktorët e interesuar të shpenzojnë energjinë e tyre politike në zhvillimin dhe prosperitetin e vendit. Ne ua kemi borxh qytetarëve”, shtoi ai./Telegrafi/

The post Mariçiq: Për më pak se një javë do të fillojë faza e parë e regjistrimit appeared first on Telegrafi.