Mariçiq për gjendjen e burgjeve: Ka përmirësim të kushteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ata që vuajnë dënimet në burgjet e Maqedonisë së Veriut ndër vite ankohen për kushtet ku qëndrojnë. Këto janë fotografitë që kanë qarkulluar në rrjetet sociale kohëve të fundit në disa prej burgjeve në vend. Irena Sdravkova nga shoqata “Juristët e rinj” thotë se ka përmirësim në raport me rinovimin e kapaciteteve të burgjeve, por problem mbetet mungesa e personelit shëndetësor.

“Ne kemi qasje deri në shtëpitë korrigjuese dhe në stacione policore, kemi bërë disa vizita, dhe gjithashtu duhet të punohet shumë, konkretisht në pjesën e shëndetësisë për personat e dënuar ku nuk ka dhe në këtë pjesë duhet të bëhet një reformë në përgjithësi në këtë pjesë, mjekimin që ata e marrin tani për tani nuk është adekuate”, tha Irena Sdravkovka nga Shoqata “Juristët e rinj”.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, thotë se viteve të fundit ka përparim edhe në raport me përmirësimin e kushteve në institucionet e paraburgimit dhe të burgjeve, edhe në sjelljen ndaj këtyre personave.

“E dimë se edhe në të kaluarën edhe deri më sot ka shumë vërejtje në këtë pjesë. Ne i marrim me kujdes të gjitha raportet dhe të gjitha thëniet nga Këshilli i Evropës, nga Komiteti kundër torturës dhe veprojmë rreth tyre. Mendoj se posaçërisht në vitin e fundit dhe në disa vitet e fundit ka përmirësime”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Advertisement

Frejk Janmat, këshilltar, udhëheqës i sektorit çështje ekonomike, ndërtim i institucioneve, bashkëpunim tej kufitar pranë delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup thekson të burgosurit meritojnë trajtim adekuat dhe kushte dinjitoze kudo që qëndrojnë, në cilin do burg apo institucion ndëshkimi.

“Do të jetë me rëndësi për negociatat e ardhshme vëmendja të kthehet drejt kësaj problematike, sepse vëmendja që ky projekt po tenton ta tërheqë është mes sektorit joqeveritar, institucioneve dhe popullatës ndaj kushteve në burgje dhe institucionet e tjera korrektuese”, potencoi Frejk Janmat – pjesë e delegacionit të BE-së në Shkup.

Këto u thanë në prezantimin e monitorimi i Shoqatës “Juristët e rinj” dhe Komitetit të Helsinkit në kuadër të projektit ku kanë realizuan 29 vizita të rregullta në institucionet e burgjeve.

U prezantuan vërejtjet kryesore dhe rekomandimet e dala nga ky monitorim, si dhe rekomandimet dhe aktivitetet e ardhshme për parandalim të torturës dhe sjelljes jonjerëzore në institucionet e burgjeve dhe institucionet e tjera të privimit nga liria./TV21/

Advertisement

The post Mariçiq për gjendjen e burgjeve: Ka përmirësim të kushteve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy