Pastrimi në gjyqësor do të zgjasë, nuk do të përfundojë brenda natës, por janë krijuar të gjitha parakushtet që të kemi rezultate. Beteja nuk ka mbaruar, por ne jemi në rrugën e duhur. Unë do të jem i kënaqur me drejtësinë që të gjitha çështjet e PSP-së të kenë një fund, deklaroi sonte Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

“Sigurisht që ka drejtësi, por a është e mjaftueshme, mund të diskutojmë. Ndryshe nga disa vjet më parë, shumë procese janë hapur që nga “bombat” e para dhe sot kemi një situatë tjetër, kemi zhgënjime gjatë rrugës, do të thoja rënie dhe përparim, por të gjithë presim që të jetë më mirë. Në shumë situata nuk ka drejtësi, në shumë institucione. Që të solidarizohemi me qytetarët, kemi filluar me idenë edhe për themelimin e PSP-së për reformat në drejtësi, për pastrimin, dhe të gjitha përpjekjet janë në atë drejtimi. Beteja nuk ka mbaruar, por që jemi nisur në rrugën e duhur, jemi nisur. Unë do të jem i kënaqur me drejtësinë që të gjitha rastet e PSP-së të kenë një fund, kur të kemi ndarje të gjykatësve të ndershëm dhe kur sistemi do të funksionojë. Unë jam pjesërisht i kënaqur me atë që është bërë deri më tani, por që duhet shumë më shumë – duhet”, tha Mariçiq për “TV24”.

Sipas tij, tashmë janë shkarkuar dhjetëra gjykatës, ndërsa ai pret rezultate nga Këshilli i Prokurorëve Publikë.

Ai tha se përpjekjet për diskreditim të tij personal me lajme të rreme dhe interpelanca në Parlament nuk do ta lëkundin, por do ta inkurajojnë të këmbëngulë, sepse, siç thotë, këto janë prova se janë në rrugën e duhur të reformave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pesë muaj jam në pozicionin ministër, po bëhet përpjekje për diskreditimin tim personal, me lajme të rreme, interpelancë në Parlament, sulme ndaj familjes sime. Ata nuk kanë asgjë për të gjetur dhe plasojnë lajme të rreme përmes platformave që ishin kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Por, ata nuk do të ma ndryshojnë mendim, përkundrazi, do të më inkurajojnë sepse kjo është provë që ne jemi në rrugën e duhur me reformat”, tha Ministri i Drejtësisë, Mariçiq.

The post Mariçiq: Pastrimi në gjyqësor do të zgjasë, por janë krijuar të gjitha parakushtet për rezultatet appeared first on Telegrafi.