Pas rritjes së pagave të policisë gjyqësore, vijojnë edhe uniformat e reja për policinë e burgjeve, paralajmëroi ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiqi.

Ai theksoi se tashmë e ka nënshkruar rregulloren me të cilën pjesëtarët e policisë të burgjeve do të marrin uniforma moderne përkatëse.

“Pas shumë protestave dhe kërkesave, të cilat zgjatën me vite, javën e kaluar përfundimisht e zgjodhëm problemin me pagat e policisë gjyqësore. Këta nëpunës do të marrin rritje prej 8 deri 18 për qind. Kjo do të thotë se disa, do të marrin rritje për pothuajse një të pestën. Kjo bëhet për herë të parë dhe në të vërtetë jam i kënaqur që e zgjodhëm këtë problem. Nga ana tjetër, vijojnë edhe uniformat e reja për policinë e burgjeve”, tha Mariçiqi.

Sipas Mariçiqit, me rritjen e pagave po zgjidhet problemi shumëvjeçar i këtyre nëpunësve, të cilët kërkuan rritje, ndërsa siç tha, nënshkrimi i rregullores është rezultat i negociatave shumëvjeçare midis sindikatave dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mariçiq: Pas rritjes së pagave të policisë gjyqësore, vijojnë uniformat e reja për policinë e burgjeve appeared first on Telegrafi.