
Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, ka paralajmëruar veting në gjyqësi, ndërsa tha se është i vetëdijshëm se ky proces nuk do të zgjasë vetëm disa muaj.
Ai tha se vetingu nënkupton kontrollim të pasurisë të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve nga ana e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjithashtu Këshilli Gjyqësor, nga ana e tij në pajtim me ligjet, duhet të bëjë kontroll të detajuar të punës së gjykatësve, sidomos në lidhje me lëndët që vjetërsohen, seancat e rralla dhe të ngjashme”, tha Mariçiq.
Ai gjithashtu deklaroi se besimi i qytetarëve në gjyqësi është në nivel shqetësues.
Mariçiq gjithashtu paralajmëroi revizion të 5 përqind të lëndëve me profil të lartë./Telegrafi/
The post Mariçiq paralajmëron veting në gjyqësor: Nuk do të jetë proces i lehtë appeared first on Telegrafi.