Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq për “Utrniski Brifing! tha se për atë nuk është ndërhyrje në gjyqësor, as presion nëse ka kërkuar nga gjyqtarët t’ia sqarojnë opinionit vendimin e tyre.
“Së pari dua të sqaroj se nuk kam ndikuar dhe as jam i interesuar të ndikoj në vendimet e gjykatave. Ajo që bëra disa ditë më parë në reagimin publik është një thirrje për gjyqtarët që t’i shpjegojnë publikut vendimet e tyre”, tha ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq.
Ministri i Drejtësisë konsideron se është mjaft e logjikshme nëse përgjegjësinë për vendimet e merr gjyqësori i pavarur dhe që gjyqësori i pavarur t’i sqarojë vendimet opinionit.
Ministri i Drejtësisë shtoi se situata është shumë e zakonshme ku ekzekutivi është gjithmonë fajtor për vendimet e mira dhe veçanërisht të këqija ose, le të themi, vendimet e paargumentuara të gjykatave dhe prokurorisë./Telegrafi/
The post Mariçiq: Nuk është presion ndaj gjyqtarëve nëse kam kërkuar që vendimi të sqarohet për opinionin appeared first on Telegrafi.