Mariçiq: Nuk do të ndërhyjmë në të drejtat e pakicave në Bullgari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Nuk i takon Maqedonisë së Veriut të thotë se ku ka pakicë në rajon, është një çështje e brendshme e vendeve në rajon, përfshirë Bullgarinë,” tha Mariçiq, përcjell “DW”.

Maqedonia e Veriut nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve fqinje. Sqarimi dhe përcaktimi se çfarë lloj bashkësie etnike ekziston në çdo vend të rajonit nuk do të ishte produktive në këtë kohë. Ky është mesazhi i udhëheqjes shtetërore lidhur me çështjen e të drejtave të pakicave, e cila u rihap në pritje të vizitës së nesërme (18.01.2022) në kryesinë shtetërore bullgare në Shkup.

“Nuk i takon Maqedonisë së Veriut të thotë se ku ka pakicë në rajon, është çështje e brendshme e të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë Bullgarinë”, tha zv. kryeministri i ri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq.

Ai në një konferencë për shtyp me ministren gjermane për Evropën Anna Lirmann tha se praktika e mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera mbetet detyrim kushtetues.

Advertisement

“Çdo grup njerëzish apo bashkësi etnike apo parti politike apo shoqatë ka të drejtë të kërkojë të drejtat e veta përmes Këshillit të Europës, Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Në këtë kuptim, deklarimi dhe përcaktimi se çfarë lloj bashkësie etnike ekziston në cilindo vend të rajonit, në këtë moment nuk do të ishte produktive. Ne udhëhiqemi nga parimet dhe praktikat evropiane dhe do të mbetemi të tillë,” tha Mariçiq.

Kryeministri bullgar Kiril Petkov, në një intervistë për “BTV”, tha se as ai dhe as zyrtarë të tjerë qeveritarë nuk kanë biseduar me përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Bullgari për njohjen e pakicës maqedonase në vend.

“Nuk ka një pakicë të tillë dhe për një pakicë të tillë nuk mund të flitet”, tha Petkov./Telegrafi/

The post Mariçiq: Nuk do të ndërhyjmë në të drejtat e pakicave në Bullgari appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy