Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq komentoi moszgjidhjen e Lençe Ristovskës në Prokurorinë e Lartë duke thënë se do të ketë edhe konkurse të tjera dhe se ajo do të mund të konkurrojë.
“Unë jam i sigurt se në të ardhmen do të ketë edhe zgjedhje të tjera të prokurorëve në nivele të ndryshme, ndërsa secili prokuror cilësor dhe i mirë që mund të dëshmohet mund të konkurrojë në të ardhmen dhe të zgjidhet”, tha Mariçiq.
Sipas tij, kjo nuk është konkursi ose shpallja e parë në të cilën zgjidhen prokurorët dhe se Këshilli i Prokurorëve ka mënyra dhe kritere se si vlerëson se cilët prokurorët do të zgjidhen.
Ndryshe, Lençe Ristovska e cila ishte prokurore në PSP dhe tani Prokurore e cila burgosi Mijallkovin me 12 vite burg, të enjten nuk u zgjedh në Prokurorinë e Lartë./Telegrafi/
The post Mariçiq ngushëllon Ristovskën: Do të ketë konkurse të tjera appeared first on Telegrafi.