Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, sot ka realizuar takim me prokuroren për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Villma Ruskoska, me të cilën kanë biseduar për nevojat e Prokurorisë, përgatitjet e shtetit për fillimin e negociatave me BE-në, si dhe rritjen e efikasitetit gjatë veprimit rreth lëndëve.

Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, Mariçiq në bisedë ka thënë se do të jetë mbështetje në procesin e përforcimit kadrovik me bashkëpunëtorët profesional dhe përmirësim të kapaciteteve të Prokurorisë.

Lidhur me fillimin e negociatave dhe hapjes së Kapitullit 23 – Jurisprudencë dhe të drejta fondamentale, Mariçiq theksoi se në fokus të negociatave do të jetë praktika gjyqësore dhe prokuroriale dhe implementimi i ligjeve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mariçiq në takim me Ruskoskën: Duhet bashkëpunim për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit appeared first on Telegrafi.