Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq për “Utrinski Brifing” deklaroi se ai gjithmonë ka këmbëngulur që të bien dakord për rritje të pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, se kjo vlen edhe për zyrtarët e tyre dhe se kjo çështje do të zgjidhet sistematikisht.
“Kjo zgjidhet në mënyrë sistematike sepse ne tashmë e kemi bërë të mundur përmes ndryshimeve në aktet nënligjore për shtesat e pagave të policisë gjyqësore, kemi miratuar të gjitha aktet nënligjore të nevojshme në mënyrë që zyrtarët e gjykatave të mund të marrin ndihma.
Po punojmë gjithashtu për Ligjin mbi shërbimin gjyqësor, i cili do të sigurojë koeficient dhe pikë për të ardhura më të mirë dhe të gjitha do të vijnë në një pako”, tha Mariçiq./Telkegrafi/
The post Mariçiq: Në një pako do të zgjidhim çështjet e rritjes së pagave të gjyqtarëve dhe shërbimit gjyqësor appeared first on Telegrafi.