Mariçiq: Me propozimin francez Maqedonia ruan identitetin dhe interesat kombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ka theksuar se propozimi francez është varianti më i mirë që ka mundur ta pranoj Maqedonia e Veriut.

“Me propozimin francez të modifikuar, të specifikuar, të plotësuar, morëm atë për të cilën kemi luftuar me vite, që është një formulim i pastër në gjuhën maqedonase, pa asnjë fusnotë, yll, shpjegim, që për ne ishte më e rëndësishmja në ruajtjen e identitetit tonë dhe interesave kombëtare”, thekson Mariçiq në një prononcim për Agjencionin Informativ të Maqedonisë.

Sipas tij, një ndryshim tjetër i rëndësishëm nga ky dhe propozimi i mëparshëm është se procesi i negociatave, pra Konferenca Ndërqeveritare do të mund të bëhet pa vonesa, pa kushte shtesë, pa pasur nevojë të ndryshohet Kushtetuta për të përfshirë tri bashkësitë etnike.

Mariçiq ka thënë se Bullgaria ka të drejtë të paraqesë një notë të njëanshme, një opinion, siç e ka çdo vend tjetër.

Advertisement

“Këtë qendrim Bullgaria mund ta bëjë në mbledhjen e parë të konferencës ndërqeveritare, duke bërë një deklaratë që do të përfshihet në procesverbal.Kjo do të ndodhë vetëm një herë, me të cilën çështja e gjuhës maqedonase do të mbyllet dhe nuk do të hapet më. Në procesverbalin e hapjes së negociatave do të regjistrohen të dyja notat, tonat dhe ato të Bullgarisë. Por, më e rëndësishmja është se ne do ta zhvillojmë procesin e negociatave brenda institucioneve të BE-së në gjuhën maqedonase, korniza e negociatave dhe të gjitha dokumentet do të përkthehen në gjuhën maqedonase, pa shtesa, pa fusnota, pa yje sqarues, pra, të pastra, të njohura dhe të konfirmuara nga e gjithë Evropa”, përfundoi Mariçiq.

The post Mariçiq: Me propozimin francez Maqedonia ruan identitetin dhe interesat kombëtare appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy