Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq u shpreh se për Maqedoninë e Veriut është mirë qe vendet anëtare të BE-së dhe kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen u shprehën për mbështetjen e parezervë të Ukrainës që të anëtarësohet në BE.
“BE duhet të hyjë më me guxim në politikën dhe projektimin e anëtarësimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Ne dëshmuam se jemi partner i besueshëm. Kemi ndërmarrë të gjata hapat që i ndërmorrën edhe vendet anëtare të BE-s”, tha Mariçiq.
Ai shtoi se tani është mundësi e mirë që procesi i zgjerimit të përshpejtohet, ndërsa në lidhje me agresion rus ndaj Ukrainës, Mariçiq tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme të pranojë refugjatë.
“Ende nuk kemi pranuar refugjatë, por kemi kapacitete që po bëhen gati. Ne do ta bëjmë në kuadër të mundësive tona. Kemi përvojë nga viti 1999”, tha Mariçiq./Telegrafi/
The post Mariçiq: Maqedonia është e gatshme të pranojë refugjatë nga Ukraina appeared first on Telegrafi.