Mariçiq: Maqedonia e Veriut mbetet në rrugën evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk guxojmë të humbim nga ky momentum për fillimin e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë e Veriut, deklaroi sot në Bruksel zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në brifing me përfaqësuesit e Grupit të punës pranë Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor/zgjerim (KOVEB/KOELA), ku informoi për procesin e integrimit evropian të vendit, për dinamikën e zbatimit të reformave të parapara dhe përkushtimit të Qeverisë në realizimin e tyre, veçanërisht në sferat kyçe të sundimit të drejtësisë, reformës në administratën publike dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane.

“Qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi në BE, me përkushtim të plotë të reformave të cilat i zbatojmë në atë rrugë për transformimin e shoqërisë në përputhje me standardet e demokracive të zhvilluara të BE-së për standard më të mirë jetësor për qytetarët tanë, që në fakt është qëllimi i këtij procesi dhe anëtarësimit në BE”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq në brifingun, me kërkesën për valorizimin e asaj që tashmë është arritur në pjesën e agjendës evropiane të reformave.

Në brifing morën pjesë edhe delegatë nga të gjitha vendet anëtare të Këshillit të BE-së, si dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, që, siç thuhet në kumtesën e SÇE-së, është dëshmi për interesin e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut, por edhe dëshmi për përkushtimin e BE-së për procesin e zgjerimit.

Përgjatë diskutimit i cili u zhvillua në takim, delegatët e konfirmuan progresin e vendit tonë dhe shprehën bindje se Maqedonia e Veriut do të dëgjojë lajm të mirë në Samitin e qershorit.

Advertisement

Zëvendëskryeministri Mariçiq, i cili po qëndron për vizitë në Bruksel, gjatë ditës së sotme do të realizojë takim sy më sy me eurokomisarin e zgjerimit, Oliver Varheji, ndërsa do të takohet edhe me koordinatorin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Mark Jorna.

The post Mariçiq: Maqedonia e Veriut mbetet në rrugën evropiane appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy