Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në konferencën “Gjendja e jashtëzakonshme: Mësimet e mësuara dhe sfidat e ardhshme” foli për miratimin e një ligji të posaçëm për gjendje lufte dhe gjendje të jashtëzakonshme. Ai tha se pandemia paraqet kërcënim serioz edhe për vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut.
“Çështjet më të rëndësishme që duhet të rregullohen me këtë ligj janë mënyra e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, roli i Kuvendit, kohëzgjatja dhe karakteri i rregullave”, tha Mariçiq.
Në Ministrinë e Drejtësisë, shton Mariçiq, tashmë është formuar grup pune me ekspertë dhe nga bashkësia e akademisë dhe gjatë periudhës së ardhshme do të punojnë për Draft-ligj për gjendje të jashtëzakonshme dhe gjendje lufte. Ministri theksoi se ministria që drejton ai ka përpunuar Analizë të përvojave të institucioneve gjatë kohës së jashtëzakonshme.
Sipas tij, gjatë rregullimit të kësaj çështje duhet të merren parasysh analiza krahasuese e legjislacioneve nga vedent e rajonit dhe shteteve tjera të BE-së, Analiza e Ministrisë së Drejtësisë dhe përvojat e insitucioneve tjera, bashkësisë akademike dhe sektori qytetar./Telegrafi/
The post Mariçiq: Ligji për gjendje të jashtëzakonshme dhe lufte është i domosdoshëm appeared first on Telegrafi.