Mariçiq: Kroacia mbështet nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq i cili është për vizitë pune në Kroaci, thotë se Kroacia është mi i madh dhe partner i ynë dhe se autoritetet dhe ekspertet kroate vazhdimisht japin mbështetje në çdo fushë.

Ministri thekson se ai ka pasur takim me sekretarin shtetëror në MPJ-në e Kroacisë, Andreja Metellko-Zgombiq, nga ku është marrë edhe një herë vërtetimi se Kroacia mbështet nisjen e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut.

“Sekretari shtetëror Metellko-Zgombiq tha se ne duhet të jemi të përgatitur për nisje të bisedimeve pas metodologjisë së re me shpresë se bllokimet do të tejkalohen dhe bisedimet do të fillojnë”, shton Mariçiq.

Më herët, në ditën e parë të vizitës në Zagreb, ministri Mariçiq vizitoi Akademinë e Kroacisë për Trajnim të gjykatësve dhe prokurorëve publik, nga ku shkëmbeu përvoja për funksionimin e këtij institucione dhe Akademisë së Maqedonisë për gjykatës dhe prokurorë./Telegrafi/

Advertisement

The post Mariçiq: Kroacia mbështet nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy