Mariçiq: Institucionet janë plotësisht të gatshme për regjistrimin e popullsisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në intervistë për NTV1 tha se shteti dhe institucionet janë tërësisht të përgatitura për zbatimin e regjistrimit të popullsisë.

Sipas tij, nuk ka hapësirë për shqetësim për shkak të pandemisë për arsye se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka përgatitur protokollet shëndetësore.

“Ne si Qeveri tashmë kemi përvojë me organizimin e operacioneve massive gjatë pandemisë. Në kushte të këtilla kushtet epidemiologjike mbajtëm zgjedhje parlamentare, ndërkaq ato nuk ishin shkak për rritje të numrave të të infektuarve. Regjistrimin e popullsisë me të vërtetë ua kemi borxh qytetarëve. Tashmë 20 vite nuk i kemi të dhënat statistikore, të cilat janë vegël themelore për krijim të të gjitha politikave zhvillimore në shtet”, potencoi Mariçiq.

Ministri foli edhe për procesin e digjitalizimit të gjyqësisë me ç’rast tha se përmes vendosjes së teknologjisë informatike do të rritet transparenca dhe efikasiteti I procedurave gjyqësore, që në afat të gjatë do të kontribuojë për rritje të besimit të qytetarëve në shtetin juridik./Telegrafi/

Advertisement

The post Mariçiq: Institucionet janë plotësisht të gatshme për regjistrimin e popullsisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy