Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq pas prezantimi të programit “Për Drejtësinë – Monitorimi i Zbatimit të Strategjisë së Reformës në Drejtësi 2020-2021” deklaroi se ndihet krenar për epilogun pozitiv me rastin e fundit me ish shefin e policisë sekrete Shasho Mijallkov.
“Ne do të flisnim kot për reformat dhe ndryshimet ligjore, nëse i kthejmë shpinën asaj që po ndodh në terren. Megjithëse nuk janë nën juridiksionin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Drejtësisë, unë jam i tanguar nga zhvillimet e ditëve të fundit që kanë tronditur publikun dhe për një moment minuan besimin tek institucionet.
Duhet të theksoj se jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe krenar që ngjarja pati epilogun e saj pozitiv dhe është mirë që një prokuror special, i caktuar nga prokurori publik i shtetit, do të hetojë nëse, kush dhe në cilën pjesë dështoi në pretendimet se një person i caktuar po përgatitet të ikë”, pohoi Mariçiq.
The post Mariçiq: I kënaqur dhe krenar për epilogun pozitiv në rastin me Mijallkovin appeared first on Telegrafi.