Ministri i Drejtësisë, Bojran Mariçiq thotë se raportet e Departamentit Shtetëror, Komisioni Evropian, Freedom House, GREKO dhe disa organizata ndërkombëtare tregojnë se reformat në gjyqësi japin rezultate në lidhje me sundimin e së drejtës.

Sipas ministrit, ngadalë ngadalë po ndryshon edhe perceptimi i qytetarëve për kthimin e shtetit të së drejtës.

“Gjyqësia nuk ndryshohet për një natë. Nëse i ndjekim hulumtimet gjatë periudhës së fundit, shohim se kemi përmirësim në gjyqësi. Besimi në mënyrë etapore po kthehet. Jam i kënaqur që dëshmojnë rezultate dhe se mundet ndryshe. Nëse vazhdohet trendi të mos ketë drejtësi përzgjedhëse, ligji të vlejë njëjtë për të gjithë, të gjenden para drejtësisë pa dallim nëse janë me pushtetin aktual ose të mëhershëm dhe këtë qytetarët e dinë”, tha Mariçiq.

Ai shtoi se kthimi i besimit në gjyqësi nuk është proces i lehtë por zgjidhja është e thjeshtë, ose kemi shtet të së drejtës ku ligji vlen për të gjithë ose do të kemi klasë e mbrojtur të politikanëve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mariçiq: Gjyqësia nuk ndryshohet për një natë appeared first on Telegrafi.