Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, deklaroi se ai qëndron plotësisht pas Kryeministrit Zaev dhe qëllimet e tij të sinqerta në hapjen e rrugës për fillimin e negociatave me BE-në.

“Kjo është përpjekje tjetër shtesë për të lëvizur vendin tonë në të ardhmen. Procesi nuk është as i thjeshtë dhe as i lehtë. Kryeministri sqaroi shumë nga pikëpamjet e tij dje, në të cilat ai tha qartë dhe pa mëdyshje se ne mund të diskutojmë shumë çështje me Bullgarinë dhe ne po e bëjmë atë,” tha Mariçiq për “TelmaTV”.

Ai riafirmoi qëndrimin e mëparshëm të qeverisë se gjuha dhe identiteti maqedonas nuk janë në tryezë./Telegrafi/

The post Mariçiq: Gjuha dhe identiteti maqedonas nuk janë në tryezë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";