Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot ishte nikoqir i takimit me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë Kostas Fragogiannis me të cilin shprehen kënaqësi nga dinamika e relacioneve në mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në korniza të Marrëveshjes së Prespës dhe bashkëpunimin e përforcuar bilateral.
Në takim pala greke konfirmoi mbështetje e fortë për përshpejtimin e procesit euro-integrues, si nga aspekti politik ashtu edhe nga aspekti i sigurisë eksperte dhe mbështetjes teknike të ekipeve në vend që punojnë në kapitujt me qëllim të hapjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
“Më vjen mirë që sot Republika e Greqisë është lobuese e fuqishme për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe miku dhe partneri ynë në përmbushjen e qëllimit tonë strategjik për përfundimin e procesit afatgjatë të anëtarësimit duke filluar negociatat për anëtarësim në BE”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq.
Rezultati i Marrëveshjes së Prespës, thonë nga atje, i arriti qëllimet e saj dhe, përveç zgjidhjes së çështjes së hapur prej tre dekadash mes dy vendeve fqinje, krijoi aleancë dhe partneritet dhe zhvilloi bashkëpunimin dypalësh që hapi mundësi të reja për të dy vendet.
Në takim u shprehë gatishmëria për riaktivizimin e bashkëpunimit në kuadër të Memorandumit për përshpejtimin e procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, të nënshkruar në prill të vitit 2019.
Mariçiq dhe Fragogiannis shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve në drejtim të mbështetjes së procesit reformues, si dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik në kuadër të Memorandumit për krijimin e komitetit drejtues për bashkëpunim ekonomik sipas Marrëveshjes së Prespës, procedura e ratifikimit të të cilit ishte finalizuar në korrik të vitit 2021.
The post Mariçiq-Fragogiannis: Greqia sot është lobuese e fuqishme për integrimin Maqedonisë së Veriut në BE appeared first on Telegrafi.