Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçi zgjedhjes së prokurorëve në Prokurorinë për Luftimin e Krimit dhe Korrupsionit dhe Prokurorinë e Lartë tha se se nuk dëshiron të komentojë kush është zgjedhur dhe kush jo.
“Ata që nuk janë zgjedhur është normale të shprehen të dëshpëruar. Gabim është teza se prokurorët cilësorë me çdo kusht duhet të zgjidhen në prokuroritë më të larta”, tha Mariçiq.
Sipas tij, e rëndësishme është që Prokuroria e Shkupit dhe Prokuroritë tjera të kenë kuadër të mirë për shkak se puna kryesore e prokurorëve, është në hetime.
“E rëndësishme është që kuadri i mirë të qëndrojë në prokuroritë themelore për shkak atje vëshirësia e rasteve, përgatitja e lëndëve që më pas shkojnë në gjykata”, tha Mariçiq./Telegrafi/
The post Mariçiq: Është normale që ata që janë zgjedhur të shprehen të dëshpëruar appeared first on Telegrafi.