Zv.kryeministri Bojan Mariçiq sot në takim të organizuar nga Asociacioni alumni i Maqedonisë së Veriut dhe Amerikës, e theksoi rëndësinë e përfshirjes së kuadrove me kualifikim të lartë në të gjitha sferat e shoqërisë, që janë kontribut i madh për shtetin.

Siç informojnë nga kabineti i tij, Mariçiq potencoi se nevojitet të gjendet mënyrë se si ata të përfshihen në pjesën e reformave sipas kapitujve të procesit negociues.

Mariçiq theksoi se nevojitet të vendoset kornizë e bashkëpunimit me asociacionin alumni, kapaciteti i të cilëve janë resurs i rëndësishëm në momente të vendimeve dhe proceseve të rëndësishme të udhëheqjes së shtetit.

Mariçiq e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit me të gjithë partnerët strategjik, përkatësisht rëndësinë e dialogut strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut, me të cilin riafirmohen angazhimet e përbashkëta për përforcim të bashkëpunimit dhe mbështetja e rëndësishme për procesin tonë eurointegrues.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zëvendëskryeministri Mariçiq porositi se nevojitet të tregohet vullnet i fuqishëm, aksion vendimtar, optimizëm dhe vizion real për shtetin dhe shoqërinë

Takimin e moderoi ambasadorja e SHBA-së Angela Aggeler, ndërkaq folën edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostandinovska Stojçevska.

The post Mariçiq: Anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 kërkon mobilizim dhe angazhim aktiv të tërë shoqërisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";