Nuk ka probleme me sigurimin e lëndëve të para për një nga artikujt kryesore ushqimore siç është vaji për gatim.

Nga kompania “Vitaminka” që mbulon 60% të nevojave vendore për vaj për ushqim sqarojnë se luledielli kryesisht importohet për shkak se Maqedonia e Veriut është prodhuese e vogël, por ka mjaftueshëm vaj për gatim për periudhën e ardhshme.

Sipas menaxherit për eksport, çmimi përcaktohet sipas udhëzimeve të institucioneve.

“Firma “Vitaminka” është prodhues vendor i vajit për gatim dhe mbulon rreth 60% të nevojave vendore. Maqedonia ka shumë pak prodhim të lulediellit, dhe furnizohemi kryesisht nga jashtë. Duke marrë parasysh masat e reja dhe kufizimet, prodhimi është për tregun vendor. Çmimi është në kontroll sipas rekomandimeve të institucioneve”, u shpreh Velesi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Maqeodni, ka mjaftueshëm vaj për gatim appeared first on Telegrafi.