Maqedonisë i duhet 80% e popullatës të jetë e vaksinuar për të fituar imunitetin kolektiv

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe theksoi se për t’u arritur imuniteti kolektiv duket të vaksinohet 80% e popullsisë.

“Duhet të arrihet imuniteti kolektiv prej 80%, ndërsa ne jemi larg kësaj dhe për këtë shkak thirrjet dhe fushatat tona edhe përmes ministrisë, Qeverisë, Zyrës së BE-së, përmes UNICEF janë për vaksinim të qytetarëve. Vaksina është e qasshme në pikat vaksinale dhe askush nga qytetarët që do të paraqitet nuk do të mbesë pa vaksinë”, tha Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi se vaksinën e kanë pranuar 27.5% e qytetarëve. Sipas të dhënave të fundit më së shumti janë vaksinuar qytetarët e Kavadarit, Ohrit dhe Gjevgjelisë, ndëesa më pak ka në Dibër, Tetovë dhe Kërçovë.

Filipçe tha se vaksinat janë efikase dhe të sigurta dhe se e vetmja mënyrë që të mos qëndrojmë të mbyllur është vaksinimi, për shkak se në këtë mënyrë krijohet imuniteti kolektiv.

Advertisement

“Në Maqedoni janë vaksinar rreth 450 mijë persona, ndërsa të rivaksinuar janë 270.000”, tha Filipçe./Telegrafi/

 

 

 

Advertisement

The post Maqedonisë i duhet 80% e popullatës të jetë e vaksinuar për të fituar imunitetin kolektiv appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy