Maqedonia siguron ilaçin “Favipiravir” për 100 pacientë me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot njoftoi se përmes Ambasadës së Japonisë në vend dhe përmes zyrës për bashkëpunim në projekte UNOPS është siguruar ilaçi antiviral “Favipiravir” për 100 pacientë me Covid-19.

Filipçe tha se bëhet fjalë për ilaç antivirus, i cili përdoret për grip dhe akoma nuk është miratuar për coronavirusin, por nga përvoja e vendeve tjera, ka dhënë rezultate të mira tek pacientët me COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot përmes ndihmës urgjente dhe të pakthyeshme, përmes Ambasadës së Japonisë kemi siguruar ilaçin Favipiravir (Avigan), për 100 pacientë”, tha mes tjerash Filipçe.

Ai shtoi se prej në muajin prill shteti ynë ka kërkuar nga Japonia këtë lloj të ilaçit antiviral.

Advertisement

Ndërsa derisa të përdoret tek ndonjë pacient, Filipçe tha se duhen shumë analiza të gjakut./Telegrafi/

The post Maqedonia siguron ilaçin “Favipiravir” për 100 pacientë me COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy