Sot është mbajtur mbledhja e parë, në të cilën përfaqësues të lartë të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë, në pajtim me Marrëveshjen për mbrojtje dhe zhvillim të Liqenit të Prespës, janë dakorduar për mënyrën se si do të bashkëpunojnë për kontribut të përbashkët për liqenin.
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ai i Shqipërisë, Blendi Kosi dhe i Greqisë Kostas Skrekas, si dhe ambasadori David Geer, dhanë një shtysë fillestare në rrugën e zbatimit të marrëveshjes.
Ministrat dhe ambasadori shprehën vullnet të fortë për të zgjidhur çështjen me Liqenin e Prespës dhe diskutuan hapat e ardhshëm që do të ndërmerren nga të tre palët, dmth nevojën për një studim të përbashkët hidrobiologjik, krijimin e një sistemi monitorimi, ndërtimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme dhe marka lokale, si dhe zhvillimin e alternativës dhe ekoturizmit.
Të tre ministrat ranë dakord të mbledhin shpejt trupat e punës për të diskutuar çështjet kryesore në nivelin teknik dhe më në fund të zbatonin një qasje të integruar, ambasadori Geer njoftoi program të BE-së për Prespën në vlerë prej 18 milionë eurove./Telegrafi/
The post Maqedonia, Shqipëria dhe Greqia do të bashkëpunojnë për mbrojtje të Liqenit të Prespës appeared first on Telegrafi.