Republika e Maqedonisë së Veriut, nën moton “Mosbindje dhe Liri”, sot më 11.10.2023 (e mërkurë) shënon festën e 11 Tetorit – Ditën e Kryengritjes Popullore.

Ngjarja qendrore për shënimin e kësaj feste do të mbahet para Memorialit Përkujtimor në Kumanovë, ndërsa delegacionet qeveritare do të vendosin lule të freskëta para monumenteve të luftëtarëve të rënë të LÇP-së Shkup dhe Prilep.

Në Kumanovë, ngjarja qendrore do të fillojë në orën 10:00 me vendosjen e luleve të freskëta para Memorialit Përkujtimor . Delegacioni qeveritar do të udhëhiqet nga Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në Shkup, me fillim nga ora 10:30, delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska do të vendosin lule të freskëta në Kompleksin Memorial “Varrezat Partizane” Butel në Shkup, ndërsa në orën 11:30 do të vendosin lule të freskëta te monumenti “Çlirimtarët e Shkupit” para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedonia shënon Ditën e Kryengritjes Popullore – 11 Tetori appeared first on Telegrafi.