Maqedonia shpreson të marrë një datë për fillimin e bisedimeve të pranimit më 22 qershor, kur duhet të zhvillohet Samiti i BE. Përkundër mbështetjes së qartë të shumicës së anëtarëve të BE-së, komunikimi me Sofjen është intensifikuar ndërkohë, kështu që Shkupi shpreson për mbështetje nga Bullgaria për hapin tjetër në procesin e integrimit evropian – mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE. Javën tjetër, kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë do të takohen në pikën kufitare me rastin e dorëzimit të një donacioni bullgar të vaksinave.

Zaev pritet të informojë Presidentin Stevo Pendarovski mbi bisedimet e tij me presidentin Bullgar gjatë vizitës së tij në Romë. Ai shtoi se Ministri i Jashtëm Bujar Osmani kishte kontaktuar Ministrin e Jashtëm bullgar.

“E gjithë fokusi ynë është në Bullgari dhe institucionet e tyre, veçanërisht në Presidentin Rumen Radev dhe Kryeministrin Stefan Janev. Shpresojmë që në qershor ata vërtet të na mbështesin për të ndërmarrë hapin tjetër në procesin e integrimit”, tha dje Kryeministri Zaev.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se ai qëndroi optimist se mund të caktohet një datë për fillimin e negociatave në qershor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ekziston një angazhim serioz i presidencës portugeze, prandaj propozimi se si të zgjidhet mosmarrëveshja, i cili është një bazë e mirë për ne, nga ana tjetër unë besoj në vendet anëtare që presin që procesi i negociatave nuk do të kontaminohet me çështje dypalëshe”, tha Osmani./Telegrafi/

The post Maqedonia pret në qershor të fillojë bisedimet me BE-në appeared first on Telegrafi.