Bashkimi Evropian gjatë ditës së djeshme ndërmori hapa për kthim të kufizimeve për shkak të pandemisë së coronavirusit për SHBA-të dhe pesë vendeve të tjera, në mesin e të cilave ndodhet edhe Maqedonia.

Sipas Deutche Welle, për shkak të numrit të madh të rasteve të reja, Maqedonia po ashtu edhe KOsova, Mali i Zi, Izraeli dhe SHBA-të sërish do të ndodhen në ‘listën e zezë’ dhe me këtë kufizohen udhëtimet për qytetarët.

Procedura për këtë vendim ka nisur sot, ndërsa pritet të vërtetohet të hënën nëse asnjë vend nuk e bllokon.

“Për qytetarët e Maqedonisë vendimi do të thotë se sërish do të ballafaqohen me kufizime në udhëtimet për në BE. Disa vende mund ta bllokojnë tërësisht, ndërsa disa do të caktojnë karantinë”, thekson Deuche Welle./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedonia nga e hëna sërish në ‘Listën e Zezë’ appeared first on Telegrafi.