Maqedonia ndodhet në vendin e 64-të në botë për nga sundimi i së dejtës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas Indeksit për sundim të së drejtës të Projektit botëror për Drejtësi për vitin 2021, Maqedonia e Veriut ndodhet në vendin e 64-të nga 139 shtete, duke mbajtur rangimin e vitit të kaluar me 0.54 pikë.

Nga vendet e rajonit, më mirë ëstë vlerësuar Slovenia në vendin e 29-të me 0.68 pikë, Kroacia në vendin e 46-të me 0.61 pikë aq sa ka edhe Greqia e cila ndodhet në vendin e 48-të. Kosova ndodhet në vendin e 60-të me 0.55 pikë, ndërsa Bullgaria në vendin e 62-të me pikë njëlloj si Maqedonia e Veriut.

Bosnja ëshhtë e 72-të, ndërkaq Shqipëria dhe Serbia ndodhen në vendin e 83 dhe 81 dhe më pak është vlerësuar Truqia në vendin e 117-të.

Në krye të listës ndodhen Danimarka dhe Norvegjia me 0.9 pikë, para Finlandës, Suedisë, Gjermanisë dhe Holandës, ndërsa më pak të ranguara janë Venecuela, Kamboxha dhe Kongoja.

Advertisement

Ndryshe, indeksi për sundimin e së drejtës bazohet në bazë të tetë kritereve edhe atë: kufizimet dhe autorizimt e Qeverisë, mungesa e korrupsionit, transparenca e Qeverisë, respektimi i të drejtave themelore, rendi dhe siguria dhe sistemi juridik penal dhe civil./Telegrafi/

The post Maqedonia ndodhet në vendin e 64-të në botë për nga sundimi i së dejtës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy