Sipas raportit të ri të Departamentit të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore, Maqedonia e Veriut është ende nën mbikëqyrje, pra është në rangun e vendeve të TIER 2 së bashku me Slloveninë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Greqinë.

Raporti u prezantua sot në Uashington nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Lista, TIER 2, përfshin vende, qeveritë e të cilave nuk përmbushin plotësisht standardet minimale ndërkombëtare, por po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për t’iu përshtatur atyre standardeve.

Vendet renditen në tre kategori: e para, e dyta dhe e treta, ku e dyta ka një nënkategori, TIER 2 WATCH LIST, ku janë Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, që nënkupton monitorim shtesë të situatës së një vendi në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Blinken theksoi se trafikimi i qenieve njerëzore është “një sulm ndaj vlerave tona thelbësore, që të gjithë janë krijuar të barabartë dhe kanë të drejtat e patjetërsueshme për jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë”./Telegrafi/

The post Maqedonia ndër vendet nën mbikëqyrje në raportin e Departamentit të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore appeared first on Telegrafi.