Maqedonia e Veriut në vitin 2019 sipas përqindjes së të punësuarve në aktivitetet e lojërave të fatit dhe basteve nga numri i përgjithshëm i punonjësve, është ranguar në në vendin e dytë në Evropë, pas Maltës, me 1.31 përqind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në biznese që ushtrojnë veprimatari bixhozi.
Bazuar në statistikat zyratare të Eurostat, thuhet se në vitin 2019 në Maqedoni ka pasur të punësuar gjithsejt 797.600 qytetarë, prej të cilëve 10.300 ishin punonjës në biznesin e lojarave të fatit, ky numër konsiderohet relativisht i lartë krahasuar me numrin total të personave që kanë status të rregulluar pune.
Vetëm në Maltë, që njihet si një vend që kultivon bastet online, vërehet një përqindje më e lartë e punonjësve që janë në këtë biznes.
Domethënë 3.73 përqind e të punësuarve, janë të kyçur në biznesin e lojrave të fatit.
Përqindja më e ulët është në Turqi, me vetëm 0.04 përqind, ku nga rreth 28.078.900 të punësuar, rreth 11 400 punojnë në industrinë e bixhozit dhe basteve.
The post Maqedonia listohet si vendi i dytë në Evropë për nga numri i të punësuarve në biznesin e lojrave të fatit appeared first on Telegrafi.