Maqedonia ka shënuar rënie të prodhimtarisë industriale në tetor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prodhimtaria industriale në tetor të këtij viti, në krahasim me tetorin e vitit të kaluar për 6,5 për qind. Në periudhën janar – tetor, në krahasim me vitin e kaluar është më e madhe për 1,8 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit tetor të vitit 2021, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje për 0.2 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie për 10.4 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 18.6 %.

Rënia në sektorin Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i ushqimit, Prodhimi i tekstileve, Prodhimi i veshjeve, Prodhimi i metaleve, Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve, Prodhimi i pajisjeve elektrike, Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të pa specifikuara ose të përfshira diku tjetër dhe Prodhimi i automjeteve motorike, rimorkio dhe gjysmërimorkio.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin tetor të vitit 2021, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Prodhimet kapitale për 33.1 %Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 1.9 %, ndërsa rritje u vërejt tek Energjia për 10.8 %, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 0.8 % dhe Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 31.9 %.

Advertisement

The post Maqedonia ka shënuar rënie të prodhimtarisë industriale në tetor appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy