“Ka mbërritur avioni “Spartaku”, avion për shuarjen e zjarreve, që është pjesë e Forcave Ajrore të Rumanisë. Ky avion hedh të ashtuquajturat “bomba uji”, prej më shumë se pesë tonësh. Për logjistikë e shoqëron edhe avioni “Herkuli””. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojançe Angellov tha se avionët do të operojnë në malin “Koka e Selanikut”.
Ai thotë se mëngjesin e sotëm në orën 5 ka zhvilluar takim me pilotët e helikopterëve që ngrihen për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin.
“Katër helikopterë u ngritën drejt malit Serta. Në komunën e Radovishit, afër fshatit Kolajevë, dërguam dy helikopterë të mëdhenj të ushtrisë, një helikopter policor dhe një helikopter malazez. Në fshatin Negorci të Gjevgjelisë dërguam dy helikopterë sllovenë dhe në komunën e Novosellës afër kufirit me Bullgarinë dërguam një helikopter të madh turk dhe një helikopter serb. Por pak më vonë, për shkak të ndezjes së zjarrit në Radovish, i cili mund të përbënte rrezik për pyllin me pisha, helikopterin serb e devijuam për në Radovish”, sqaroi Angellov.
Angelov theksoi se në territorin e vendit ka ende disa zjarre, siç tha ai, serioze dhe të rrezikshme që ndoshta do të kërkojnë mbështetje ajrore. Bëhet fjalë për zjarret në territorin e komunave Çashkë, Dollnen, Studeniçan, Zelenikovë dhe në krye të Selanikut.
“Zjarri nën Kokën e Selanikut po ndodh në terrene jashtëzakonisht të vështira për të arritur, por edhe në terren kryesisht të paarritshëm. Aty do të dërgojmë “Spartakun” rumun, i cili me një breshëri do të derdhë pesë tonë ujë dhe pastaj do të vendosim se çfarë të bëjmë më pas”, tha Angellov.
Ai shtoi se është karakteristikë e këtij aeroplani që në vendet ku hedh bombat me ujë nuk duhet të ketë njerëz, gjegjësisht zjarrfikës, sepse ato paraqet rrezik për ta.
Drejtori i QKM-së thekson se për momentin nuk ka rrezik për asnjë vend të populluar dhe e gjithë situata është nën kontroll./Telegrafi/
The post Maqedonia e Veriut vazhdon betejën me zjarret – ushtarë, policë dhe vullnetarë ndihmojnë në shuarjen e tyre appeared first on Telegrafi.