Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se kanë siguruar akomodim të përkohshëm të 131 qytetarëve nga Afganistani të punësuar në Kombet e Bashkuara.
“Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup, arritën një grup prej 131 qytetarëve nga Afganistani. Bëhet fjalë për të punësuar të Kombeve të Bashkuara për të cilët Maqedonia e Veriut siguroi akomodim të përkohshëm deri në largimin e tyre në një shtet të tretë. Vendi me këtë vazhdon të ndihmojë në operacionin humanitar ndërkombëtar për ndihmë të civilëve të cilët janë në rrezik nga pushteti i ri taliban”, thonë nga Qeveria.
Ata shtojnë se pas arritjes u zbatua procedura standarde si kontrolli i sigurisë dhe mbrojtjes si dhe PCR testi.
“Do të jenë përkohësisht të vendosur në Shkup, ndërkaq të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga Kombet e Bashkuara. Për momentin në vend qëndrojnë 531 qytetarë të Afganistanit, për të cilët institucionet sigurojnë dhe ua ofrojnë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme”, thonë nga Qeveria.
Ndryshe, nga Maqedonia e Veriut deri më tani janë larguar 84 qytetarë, të cilëve qëndrim të përhershëm u siguroi Franca, Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Brazili./Telegrafi/
The post Maqedonia e Veriut siguroi akomodim të përkohshëm të 131 qytetarëve nga Afganistani appeared first on Telegrafi.